• 6 months ago
"Udha e shkronjave"
është titulli i filmit artistik shqiptar, prodhimi vitit 1978 nga RTSH, Televizioni Publik Shqiptar

Filmi është prodhuar sipas skenarit të tregimit të Dhimitër Shuteriqit, " Buka dhe thika".

Interpretojne:
Sandër Prosi, mësues Todri
Bujar Lako, Tunxhi
Ndrekë Luca, Ndrio
Agim Qirjaqi,
Vangjo Grabocka,
Muhamet Sherri,
Luftar Pajo, Hanxhiu

Mësues Dhaskal Todri, një patriot, i cili kishte ardhur nga jashtë shtetit, kishte lënë gjithë pasurinë e tij për të sjellë në Shqiperi nje ngarkesë me shkronja tunxhi dhe krijimin e shtypshkronjës së parë. Me kthimin e tij në atdhe, armiqtë e tij nuk ishin të kënaqur. Karvanxhiu i thjeshtë që e shoqëronte ngarkesën nuk arrin ta kuptojë dot patriotin, se përse kishte kaq shumë vlerë e gjithë kjo. Mësues Todri nuk pati mundësinë të arrijë në vendlindje pasi armiqtë e gjuhës shqipe e vrasin mësuesin patriot.

Recommended