Lotë trishtimi
Erë e fortë vjeshte,
qiell i trazuar me re,
një degë e vetmuar atje tej
gjethet e fundit flaku përdhe.
Aty, mu kujtua loti yt,
i përzier me aq pikëllim,
dhimbja e asaj ndjenje të trazuar
dhe çasti kur u pamë me mallëngjim
Sa i rëndë ishte ai lot,
ajo klithmë e heshtur e zemrës së trishtuar,
ku si një lëmsh i mbledhur në gjoks,
edhe gjakun në damarë kishte ndaluar
Sa dhimbshëm rrodhi ai lot,
mollzave në faqe në rrokullim,
në atë cepbuze të rrëzuar tek zbriti,
në zë të mbytur ngulçoi, si të kërkonte shpëtim
Me ngashërim shpresën e fatit lusje,
të kthehesha pran teje si më parë,
ujvarës së lotit zjarrin e mallit të shuaje,
buzës së rreshkur në ëmbëlputhje atë lot ta thaj…
Sa i ëmbël tu duk ai lot,
që syve retë e trishtimit shpërndau,
shpirtrat në psherëtima dashurie mbuloi,
zemrës plagët e dhimbjes përthau...
Sa edhe era e lodhur për një çast pushoi
dhe shiu i vjeshtës në lotëgjethe tokën e lau…

Category
🎵
Music