Kjo eshte historia e Bajron Nikolles, 27 vjec nga Katundi i Vjeter i Rubikut, i cili u be i njohur per median shqiptare keto dite pasi mori persiper te paguaje borxhet ndaj OSHEE-së të nënë Barbullës. E moshuara 99-vjecare, e cila jeton në skamje të plotë në Fang të Rubikut, u përball pak ditë më parë me nderprerjen e energjisë elektrike, për shkak të detyrimeve të prapambetura. I riu, i cili jeton në Itali që prej 14 vitesh, u njoh me historinë e banores nga e njëjta zonë dhe pagoi të gjitha detyrimet e saj. Po ashtu ai bëri me dije shtetit shqiptar se do t`i paguajë energjinë për gjithë jetën e mbetur të gruas së moshuar.
Category
📺
TV