• 4 years ago
Sot do të bëjmë një rrugë të gjatë do të shkojmë drejt bjeshkëve të Tropojës.


Afërsisht grupit të xhirimit të Top Channelit nga Tirana iu deshën 7 orë rrugë për të mbërritur në destinacion.

Në mesin e kësaj madhështie kjo tokë e bekuar prodhon frutin e magjisë. Boronicën.

Familjet që jetojnë atje na thanë që në mesin e korrikut pati reshje dëbore, moti jo i mirë sipas tyre dëmtoi boronicën.

GAZETARJA: Valbonë sa borniva ke mbledhur sot?

4 kilogram. Si vjet ka pak, pasi kanë lulu bora i ka prish prandaj është kaq dobët.
Boronica është frut tepër delikat për këtë arsye ajo mblidhet me dorë.

GAZETARJA: Është e lodhshme boronica për tu vjelë?
Është pak lodhje të rrish gjithë ditën i mbështjellë ka pak lodhje.

GAZETARJA: Sa kohë ke që vjel boronica?
Për këtë vit një javë.

GAZETARJA: Një javë e bëni krahasimin e duarve. Me paratë që siguron nga boronica cbën?
Heq shpenzimet e mia.

Transporti i noronicës për të mbërritur në pikën më të afër të grumbullimit bëhet me kuaj.

?Erdha nga Sjapica, merrna me boronicën. Familja grumbullon, por unë ia mbledh edhe tjetrve dhe si sjellë këtu në pikën ë të afërt. Kam 50 vjet që merëm me boronicën. Familja ime të ardhruat i siguron nga boronica dhe bagëtia. Shyqyr që i kemi?.

Boronica e Tropojës kërkohet nga e gjithë bota.

?Boronica e Tropojës shkon deri në Amerikë. Boronica përvec se e thatë përdoret edhe e frekët për industrinë për lëngje të ndryshme në Itali, Hollandë, dhe Gjermani?, thotë Ardian Citozi.

Boronicën e Tropojës që e shijon e gjithë bota, kësaj here ne egjetëm 2 mijë metra mbi nivelin e detit. Banorët e Tropojës thonë që janë me fat që 1 mije e 100 ha tokë i kanë me frutin e magjisë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tropoje#SHBA#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended