• 8 years ago
Teksti. Zaho Balli
Libri. Paskan celur manushaqet
Kendon. Grupi Ali Pashe Tepelena

Kurvelesh ç'i bëre djemtë

Trembëdhjet male në këmbë
trembëdhjetë Bilbilenjtë
varret mbetur në Janinë
nami vatur në Dovlet.

Kurvelesh ç'i bëre djemtë?

I rrite me halle shumë
pa rritur i bëre burra
me aromë trëndeline
me ujë pirë nga gura.

Shkelin sertë përmbi plumba.

Një emër trimi u vure
se trimat një emër kanë
nëpër kohë këtu i prure
kohët s’u hoqën litarë.

Fol Bilbil Shakua një fjalë.

''Dale bej të dredh cigarë''
prit të hedh çepenë mbi ballë
prit të puth shokët me rradhë
prit të shoh një herë vatanë.

Për ta malli do më marrë.

Category

🎵
Music