Novi Sad, arrestohen sulmuesit e dyshuar të shqiptarëve

  • 6 years ago
Policia serbe ka arrestuar katër persona të dyshuar si sulmues të dy të rinjve shqiptarë të cilët janë rrahur në natën midis së shtunës dhe të dielës në këtë qytet. Të arrestuarit janë të moshës 19, 22, 23 dhe 24 vjeç. Atyre iu caktua masa e paraburgimit prej 48 orësh, pas së cilës do të dërgohen në prokurorinë kompetente në Novi Sad. Njëri nga të rinjtë shqiptar që është rrahur dhe lënduar më rëndë është operuar në Qendrën Klinike të Vojvodinës dhe gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile.

Recommended