Report Tv-Lek Gjeloshi sjell 14 imazhe të rralla të viteve ’90

  • 6 years ago
Në 14 fotografitë ?N?jerm? të Lek M.Gjeloshit që janë ekspozuar tek galeria ?Zeta?, ngjyra blu na kuriozon të afrohemi pranë tyre. E teksa shkojmë pranë fotografive, ajo që vërejmë janë qeniet njerëzore, të përfshira në rituale liturgjike fetare në një zonë diku në Veri. Artistit Lek M.Gjeloshi pasi i ranë në duar këto fotografi të realizuara pas viteve ?90-të, vendosi që të sjellë për publikun në një formë të mistershme ?N?jerm?.

N?jerm?, sepse gjendja në të cilën unë i gjeta imazhet edhe mënyra se si nëpërmjet procesit ato nisën që të transformohen, të riktheheshin si imazhe jo më analoge, por digjitale. Nisën që të krijojnë në sipërfaqen e tyre një lloj kllapie, një lloj përçartje, ku informacioni humb në mënyrë konstante për t?i dhënë hapësirë edhe dimension shumë më të rëndësishëm atmosferës edhe gjendjes së përgjithshme. Gjendja e përgjithshme krijon momentin e përhumbjes, gati fantazmagorik të subjekteve, duke i bërë më eterik, sepse personazhet, skenat mbesin gjithsesi momente celebrime religjiozes dhe liturgjike.

Lek Gjeloshi, Artist
Dimensioni tjetër që është më i përçartur, i shkëputur nga realiteti janë gjestet që trupat e personazheve në fotografi amplifikojnë momentin që celebrojnë hyjnë apo edhe momente të tjera liturgjike të fesë katolike.

Është shumë e rëndësishme të them, se pikërisht duke iu referuar 1967-ës në momentin që pata me këto foto marrëdhënien time të parë, është koha kur unë bashkë me drejtorin të muzeut ?Marubi? po nisnim përgatitjet e ekspozitës së Angjelin Nenshatit, që nis pikërisht me një imazh ikonik, një vajzë që po bën gjimnastikë në ish kishën e Shën Kollit. Në momentin që tashmë kultet edhe feja janë totalisht të ndaluara. Në atë moment evidentoj këto imazhe, arkiva e të cilave mbetet e panjohur edhe paautorësi.

Mund të jenë edhe foto që vet komuniteti i këtij fshati të magjepsur mund të kenë dokumentuar herë pas here. Është një moment që vjen pas viteve ?90, ku feja edhe celebrimi i saj është tashmë i mundur. Një celebrim, që padiskutim sjell me vete një urgjencë të një devotshmërie deri në atë moment të ndaluar.

Lek Gjeloshi, Artist

Recommended