Oda Ekonomike: Mungon kuadri profesional

  • 5 years ago
Kompanitë vendore do ta përmirësojnë konkurrencën përmes zbatimit të përvojave të partnerëve nga Austria. Jo vetëm biznesmenët nga vendi, por të gjitha kompanitë nga Ballkani Perëndimor do të kenë rastin ta rrisin produktivitetin duke kaluar trajnimet që do t?i japin ekspertët nga Evropa. Problemi më i madh i kompanive të rajonit është teknologjia e vjetruar dhe mungesa e kuadrit të kualifikuar të punës. Modeli austriak parashikon transformim digjital dhe nxjerrje të punonjësve përmes arsimit dual. Nga Oda ekonomike thonë se është e rëndësishme të kapet hapi i kompanive evropiane dhe botërore, ku ngecin shumë në fushën e digjitalizimit.

Recommended