Ora News – Misioni Diplomatik Amerikan për paqen i jep kardinalit shqiptar titullin “Honoris Causa”

  • 5 years ago
#oranews #domernest
Honoris Causa është titulli më i ri i nderit nga Misioni Diplomatik Amerikan për paqen që i jepet kardinalit Shqiptar, Dom Ernest Simoni Troshani.

Mirënjohës ndaj nderimit të shtuar për të, kardinali thotë se në të tilla raste 18 vitet e burgimit komunist shkojnë në harresë.

Troshani: Nuk kujtojnë vuajtjet. Vuajtjet janë një shprehje e dashnisë për të madhin zot edhe për me ndihmue të tjerët edhe gjithmon thotë shkrimi i shenjtë qoft bekue ai njeri që shpreson n'zot.

Që prej 19 nëntorit 2016 Dom Ernest Simoni Troshanit i është dashur që të shkëputet nga Shqipëria e të zhvendoset në Firence.

Edhe pse larg atdheut, ai nuk ka harruar asnjëherë çështjet kombëtare, si ajo e Kosovës, për të cilën ka shkëmbyer një bisedë me Papa Franceskun.

Troshani: Senjt At Papa më priti me një buzëqeshje të amël. I padenjë në emnin tem e prek ket popull bënte çdo mundësi për me e dhënë të drejtën për kët popull.

Gazetarja: Kishte një dritë jeshile për Kosovën?

Troshani: Shpresoj që po.

Por, një mesazh të qartë e ka edhe për politikën shqiptare.

Troshani: Drejtësia të mbretërojë ndër të gjitha. Atëherë natyrisht paqja vjen menjëherë. Është paqe e shpirtit, paqe e ekonomisë, është paqe e gëzimit. Për mbi të gjitha është paqe, dashni dhe drejtësi do të bëjë që ky popull të eci i lumtur përpara.?

Dom Ernest Troshani është 91 vjeç, 18 prej të cilave i ka vuajtur në burgjet komuniste. I arrestuar natën e Krishtlindjeve të 1963, ai ishte simbol i vuajtjes e persekutimit.

Për gjithë vuajtjet e dëshmuara, Papa Francesku e vlerësoi me titullin Kardinal Nderi. Që prej viteve 90, ai ushtron shërbesën e tij priftërore në shumë fshatra katolike.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/misioni-diplomatik-amerikan-paqen-i-jep-kardinalit-shqiptar-titullin-honoris-causa
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz