RTV Ora – Ndërtohet ujësjellësi në Qereshnik, pas 70 vitesh pa ujë

  • 5 years ago
#rtvora
Për rreth 70 vjet, banorëve e fshatit Qereshnik në Berat u është dashur të ecin disa kilometra në këmbë apo kafshë barre për të siguruar ujin e pijshëm në burimet e zonës.

Këtë ritual duhet ta bënin tre herë në ditë, në shi apo diell.

Banor: "Nuk kemi ujë që kur kam lindur unë. Jam 75-vjeç."

Ndaj hera e parë që në çezmat e tyre do të rrjedhë uji i pijshëm është një ngjarjeve më të gëzueshme që i ka ndodhur komunitetit prej 200 familjesh.

Banor: "Shumicën e kohës një person i familjes e kalon kohën duke mbushur ujë. Është rreth 1 km."

Festës së mbërritjes së ujit në fshat iu bashkua edhe kryebashkiaku i Beratit, i cili e cilësoi një prej projekteve të rëndësishme të bashkisë që drejton

Petrit Sinaj: Askush nuk e besonte që do ishte një premtim i mbajtur por e kemi realizuar.

Ujësjellësi i fshatit u ndërtua me një falë një investimi prej 370 milion lekësh nga Bashkia Berat, ndërsa tashmë po punohet për të çuar ujin e pijshëm në çdo shtëpi të Qereshnikut
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ndertohet-ujesjellesi-ne-qereshnik-pas-70-vitesh-pa-uje
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended