Dëmtohen pajisjet dhe hapësirat e gjelbërta

  • 5 years ago
Sipërfaqet e rregulluara gjelbëruese në kryeqytet janë vënë në shënjestër të qytetarëve të pandërgjegjshëm. Kohët e fundit, veprimet vandale të personave të caktuar kanë shkatërruar thuajse të gjitha pajisjet urbane dhe komunale të vendosura në parqe dhe rrugë të ndryshme. Nga Ndërmarrja Publike ?Parqet dhe gjelbërimet? thonë se demolimi I sipërfaqeve gjelbëruese shkakton shpenzime dhe kohë të dyfishtë për riparimin e tyre. Madje, drejtori Ardijan Muça supozon se demolimet e tilla zakonisht bëhen gjatë mbrëmjeve të vikendit kur kafenetë dhe disko klubet janë më të frekuentuara.

Recommended