Ndotja nga lumi i Dukatit/ Plehrat rrjedhin bashkë me ujin deri në det

  • 5 years ago
Plazhi i Orikumit një nga plazhet më të bukur të rrethit të Vlorës çdo herë që ka reshje shiu mbushet me mbeturina urbane.


Shkak për këtë është bërë derdhja e Lumit të Izvorit ose siç e quajnë banorët, lumi i Dukatit. Ky lum burimin e tij e ka nga zona e Llogorasë kalon në fshatin Tragjas duke përshkuar Dukatin ,Orikumin dhe më pas derdhet në det.Sa herë ka reshje shiu ky lum merr me vete edhe mbeturinat urbane që ndodhen anës tij, të cilat janë papërgjegjshmëri e banorëve të zonës.

Por shqetësimi më i madh është se mbetjet urbane të qytetit të Orikumit depozitohen anës këtij lumi, ku prej më shumë se 30 vite asnjë masë nuk është marrë për largimin dhe gjetjen e një vendi tjetër për depozitimin e mbetjeve urbane. Kreu i njësisë administrative Orikum Selim Haskoçela shprehet se ky shqetësim vijon të jetë prej vitesh dhe është evident.

Në qoftë se nuk merren masa urgjente ,mbetjet urbane që janë depozituar anës lumit me reshje shiu të dendura të gjitha ato mbetje do të shkojnë në det.Një katastrofë natyrore e tillë ka ndodh para disa vitesh ku vërshimi i Lumit të Dukatit nga reshjet e dendura shkarkoj në det qindra ton mbeturina deri tek gomat e makinës, të cilat më pas shkuan në fund te detit.

Edhe pse pak reshje shiu kanë rënë këto ditë pasojat duke anës lumit ,ku gjen mbetje të ndryshme urbane,pasi ato që shkojnë në det depozitohen në fund të detit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Category

📺
TV

Recommended