• 4 years ago
Eva Pëllumbi u shua në moshën 66 vjecare në Gjermani. Aktorja e njohur për filmat ? Vajzat me kordele të kuqe?, ?Kapedani? apo ?Ëndërr për karrige? si dhe për rolet e saj të shumta të Teatrin e Kukullave jetonte në Gjermani që në fillim të viteve ?90.


Aktorja e mirënjohur e ka dhënë intervistën e saj të fundit në Top Channel, nga ku shprehu zhgënjimin për mos vlerësim ne fillim te karrierës se saj, pasi shpesh autorësia e saj është mohuar nga filmat multiplikativ.

Një ndër shprehjet saj që do të mbahet mend është ?Jepi rini jepi? në filmin ?Kapedani?. Por sidomos do të kujtohet edhe portreti i saj shprehës dhe i bukur.

Në Teatrin e Kukullave është ?Pinoku? apo ?Cufo?, një rol që fëmijët e viteve 80 nuk mund ta harrojnë. Zëri i saj ishte pjesë e shumë filmave dhe roleve që nga mamadhia, kecat, papagalli etj.

Eva Pellumbi lindi me 1953 ne Tirane. Aktiviteti i saj ne skene filloi që ne moshe fare të vogçl ne pallatin e pionierve.

Me Eva Pëllumbin përgjatë këtij viti shuhet një tjetër yll i kinemasë shqiptare. Ashtu si më herët këtë vit kanë ndërruar jetë Marika Kallamata, Shpresa Bërdëllima, parodisti i Vlorës Muhamet Lika, Mira Minga Jupi dhe Valentina Caci.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EvaPellumbi#Germany#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended