• 4 years ago
Një lokal nate ne qytetin e fierit që vazhdonte punën edhe pas vendimit për mbylljen e tyre është pezulluar për një periudhë 1-vjeçare.

Pezullimi ndodhi pasi policia e Fierit gjatë kontrollit konstatoi mbrëmjen e se henes, një biznes night club me muzikë që ushtronte aktivitetin në mënyrë të paligjshme. Para se të mbyllej, lokali i natës është gjobitur me 1.000.000 lekë, si mase adminsitrative vene nga inspektimet ne terren nga autoritetet.

Ne deklaraten, ku behet publike masa e marre ndaj subjektit ne fjale, Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Qeveria publikoi zyrtarisht kete fillim jave, vendimin e marre për mbylljen e të gjitha bareve, loungeve dhe bizneseve me muzikë live, për shkak të mosrespektimit të masave anti-covid dhe grumbullimit të shumtë të të rinjve në këto mjedise.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Fier#Lokali#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended