Bllok bota Bosnje, Elian Gonzales - (8 Prill 2000)

  • 4 years ago
Lajme - Tv Klan 2000

Ballkani ka hapur stinën e zgjedhjeve. Boshnjakët filluan sot të zgjedhin këshilltarët e tyre bashkiak për herë të dytë që pas përfundimit të luftës. Votime që mund të çojnë për herë të parë gjatë 10 vjetëve në rrëzimin e nacionalistëve mysliman, në federatën kroato-myslimane. Votimet u hapën normalisht në Sarajevë dhe Banjaluka, kryeqytet i serbëve të bosnjes. Rreth 2.5 milion zgjedhës janë thirrur në votime, për të zgjedhur këshilltarët bashkiak në 149 komuna që përbëjnë Bosnje-Hercegovinën e pas luftës.

Kanë mbrritur në Angli trupat e pajetë të dy tifozëve të cilët u vranë gjatë përleshjes me tifozat e Gallatasarajit në Turqi. Policia turke ka ndaluar disa persona të dyshuar si organizuesit e rrëmujës masive që pushtoi para dy ditësh Stambollin.

Djali kuban Elian Gonzales do të bashkohet me babain e tij javën e ardhshme. Kështu ka deklaruar prokuroria e përgjithshme amerikane Xhenet Reno, duke hedhur poshtë përpjekjet e të afërmve të tij në Majami që janë kujdesur për 4 muaj për djalin 6-vjeçar. Ka ardhur koha që djali të bashkohet me baabin e tij tha Reno ne një konference shtypi./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Recommended