Ora News - OFL në Vlorë, Të deklarojnë pasurinë vëllezërit Çuçaj të dënuar në Itali për trafik droge

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Në deklaratën e përditshme për mediat, OFL ka bërë të ditur se u është kërkuar deklarimi i pasurisë për dy vëllezër të ndaluar më parë në Itali me akuzën e trafikut të drogës. Tashmë numri i personave në verifikim shkon në 21 ndërsa, këtë javë SPAK duhet të marrë vendimet për dy vetëdeklarimet e para.

Shkon në 21 numri i personave që u është kërkuar deklarimi i pasurisë prej operacionit Forca e Ligjit. Përmes një deklarate, tashmë të përditshme për mediat është bërë e ditur se të dhënat u janë kërkuar dy vëllezërve nga Vlora.

Burimet kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për dy vëllezërit Mikel dhe Altin Çuçaj. Sipas të dhënave ata jënë ndaluar në Itali me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Madje Mikel Çuçaj është arrestuar në shtator të vitit 2011 pasi ishte i dënuar në Itali me burg ?Shkelje të ligjit mbi narkotikët?.

Në atë kohë lajmin për ndalimin e ka dhënë ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, i cili në konferencën për mediat ishte dhe me përfaqësuesen e shtetit Italian.

Këtë javë pritet që SPAK të kthejë dhe përgjigjet e para mbi formularët e propozuar, kjo në zbatim të afatit 15 ditor. Të parët që bënë deklarimin në zbatim të antiKÇK ishin Lulzim Berisha në Durrës dhe Ardian Çapja në Elbasan.

Deklarata e Policisë

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda dhe në këtë kuadër OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ofl-zbarkon-ne-vlore-duhet-te-deklarojne-pasurin-2-te-denuar-droge-ne-itali

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended