Gjatë tre javëve që lamë pas në vendin tonë është konstatuar një fenomen tepër shqetësues që vë në rrezik fëmijët. Pranë platformës kombëtare ISIGURT.al janë raportuar më shumë se 1311 faqe me përmbajtje pornografi të fëmijëve, të cilat kanë qenë lehtësisht të aksesueshme nga të rinj të gjitha grupmoshave. Shumica e këtyre faqeve kanë qenë të huaja, por nuk kanë munguar edhe ato në gjuhën shqipe, ndërkohë që në përmbajtjen e tyre ka pasur edhe mjaft episode dhune. Reagimi ka qenë i menjëhershëm. Shumë prej tyre janë mbyllur, por fenomeni mbetet mjaft shqetësues aq më tepër kur dihet se fëmijët tashmë kalojnë më shumë kohë online, pasi janë edhe të detyruar që në të njëjtën kohë të ndjekin edhe mësimet. Altin Hazizaj, Drejtor i përgjithshëm i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri tha se edhe për vetë ata ky ka qenë një fenomen i papritur. "Ka qenë një fenomen i papritur edhe për ne që kemi vite që monitorojmë sigurinë e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në internet. Dhe ajo që ka ndodhur ka qenë jashtë çdo parashikimi, sepse nuk bëhet fjalë për një rritje dyfish apo dhjetëfish por për një rritje njëqindfish të raportimeve me përmbajtje pornografike. Dhe nga këto 1311 faqe afërsisht 30 faqe janë shqiptare me pornografi për të rritur në fakt por që kanë pasur mesazhe apo nxitje të dhunës ku përfshiheshin dhe fëmijët e të rinjtë. Kemi pasur dhe një rast dje vonë të pornografisë me të mitur në Shqipëri dhe faqja është mbyllur falë bashkëpunimit që kemi me Facebook-un brenda 1 ore."- tha Hazizaj.
I pyetur nëse këto raste i referohen Policisë së Shtetit dhe nëse hetohen nga organet përgjegjëse. Altin Hazizaj sqaroi se ka një ngërç përsa i përket hetimit dhe kapjes së autorëve: "Nëse ka një çështje problematike në Shqipëri ajo është çështja e hetimit dhe këtu ka dy momente kryesore që duhen marrë në konsideratë; Shqipëria ka probleme përsa i përket ndjekjes ekstra territoriale në ndjekje të krimeve të tilla dhe e dyta teknologjia ne Policinë e Shtetit dhe Prokurorisë shqiptare nuk lejon ndjekjen e autorit që ka hedhur online materialin pavarësisht se faqja është e aksesueshme në Shqipëri. Ne ja kemi kaluar të gjitha rastet e raportuara, Policisë së Shtetit dhe kemi një bashkëpunim të mirë me ta. Gjithashtu kemi rënë dakord që derisa nuk kemi teknologji të avancuara, ne si organizatë t'i raportojmë këto faqe në organizata partnere që merren me studimin dhe raportimin e faqeve të tilla. Këto janë organizata që operojnë në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë".- tha Hazizaj
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Category
📺
TV