Kompanitë e transportit kanë ulur punën deri në 70 për qind
Transportuesit llogarisin dëme me miliona. Ata thonë se është shumë herët për të thënë se sa janë në minus, por ata pretendojnë se puna e tyre është zvogëluar për 70% në krahasim me atë që ishte planifikuar. Biljana Muratovska nga Shoqata e Transportuesve thotë se problemi është se e gjithë ekonomia në vend është bllokuar. Ajo që po transportohet tani janë rezervat, prodhim të ri pothuajse nuk ka.