Koronavirusi, 9 të vdekur e 176 të infektuar

  • 4 years ago
176 raste të reja me Kovid 19, janë regjistruar në Maqedoni, nga 870 qytetarë të testuar. 61 persona të infektuar janë nga Shkupi, pastaj Tetova me 22, Struga 19, Ohri dhe Shtipi me 14, Kumanova me tetë dhe Gostivari me shtatë të infektuar rishtas. Me këtë, numri i rasteve deri më tani në vend është rritur mbi 6.000. Në 24 orët e fundit, vdiqën nëntë persona të infektuar, shtatë nga Shkupi, nga një nga Tetova dhe Struga. 80 pacientë u shëruan nga virusi, shumica prej tyre nga Tetova - 30, pastaj Shtipi 18, tetë nga Gostivar dhe Krusheva, pesë nga Shkupi. Deri më tani, më shumë se 2,300 qytetarë janë shëruar nga Kovid - 19.




?Në spitalin prapa meje ka më shumë pacientë të shtrirë, të prekur nga Kovid 19. Në spitalin ?8 Shtatori? për momentin shërohen 129 pacientë. Në Klinikën infektive numri i të shtrirëve në spital është më i vogël ku për momentin janë 98 pacientë. Në qendrën e tretë për shërim nga Kovid gjegjësisht spitali ?Kozle? janë shtrirë 19 pacientë të moshuar?.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se po përgatitet plani për kthim në normalitet të klinikave të Shkupit.

?Pyetja se kur do të fillojë me punë sistemi ?Termini im?, për një pjesë të intervenimeve dhe klinikave kah fundi i javës së ardhshme kurse për pjesën tjetër do të presim të shohim si do të zhvillohet intensiteti i të prekurve?- deklaroi  Venko Filipçe

Intervenimet mjekësore po anulohen sepse një pjesë e mjekëve punojnë me rotacion. Ata ndihmojnë në Klinikën infektive dhe në spitalin ?8 Shtatori? për trajtimin e të prekurve nga Kovid 19.

Igor Stefanovski

Category

📺
TV

Recommended