Top News - Masakra e Srebrenices/ Shënohet përvjetori i 25-të

  • 4 years ago
25 vjet më parë, rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në masakrën më të madhe të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Më shumë se 1 mijë burra dhe djem boshnjakë që vdiqën gjatë rrethimit të vitit 1995 konsiderohen ende të zhdukur. Më shumë se 8'000 burra dhe djem boshnjakë u vranë gjatë 10 ditëve masakrash, pasi Srebrenica u pushtua nga forcat serbe të Bosnjës më 11 korrik 1995. Kombet e Bashkuara e kishin shpallur Srebrenicën një strehë të sigurt për civilët, por kjo nuk i pengoi ushtarët serbë të sulmonin qytetin që kishin rrethuar prej vitesh. Ndërsa u afroheshin më 11 korrik 1995, shumica e popullsisë myslimane të qytetit nxituan drejt kompleksit të afërt të OKB-së, me shpresën se paqeruajtësit hollandezë do t'i mbronin. Të dy udhëheqësit serbë të kohës së luftës Radovan Karaxhiç dhe komandanti ushtarak Ratko Mladiç, të cilët drejtuan forcat që kapën Srebrenicën më 11 korrik 1995, u dënuan më vonë me burgim të përjetshëm nga një gjykatë e OKB-së për krimet e luftës. Në atë kohë, paqeruajtësit e paktë dhe me armatim të dobët shikonin pa mundur t'u vinin në ndihmë, ndërsa burrat dhe djemtë myslimanë u ndanë për tu ekzekutuar, kurse gratë dhe vajzat u dërguan në territorin e mbajtur nga qeveria boshnjake. Rreth 15 mijë banorë u përpoqën të iknin nëpër pyll, por u kapën dhe gjithashtu u vranë.
Gjykatat ndërkombëtare e përcaktuan masakrën e më shumë se 8'000 njerëzve si një akt gjenocidi, i kryer me qëllimin për të shfarosur popullatën myslimane boshnjake në zonë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MasakraSrebrenices#TopChannel

Recommended