Top News - Aktorja `pa moshë`/ Monica Bellucci mbush 56 vjeç

  • 4 years ago
Një ikonë pa moshë. Kështu mund të fillonte pa frikë, çdo artikull a kronikë që do të fliste për Monika Belucin, e cila sot mbush 56 vjeçe. Aktorja e famshme italiane, prej vitesh jeton në Francë së bashku me dy vajzat Deva dhe Leonie Cassel. Tek ajo, nuk shihet asnje shenjë plakjeje në horizornt, madje vit pas viti duket se me look-un e ndryshuar dhuron vetëm glamur. Gjatë një interviste për ?Vogue Arabia?, Monica rrëfeu se gjithmone i ka pëlqyer të kujdeset për vetën, sidomos për lëkurën, por nuk është e fiksuar pas moshës. Madje preferon ta shohë atë si udhëtim të bukurisë. Sipas saj tani gratë në moshën jo të re si tek të 50-tat, 60-tat apo të 70-tat, vazhdojnë të mbahen mirë në formë. ?Mendoj se me humbjen e rinisë, jeta të jep mundësinë të vëresh dhe shikosh perspektiva të reja, Kjo do të thotë që të fitosh privilegjin e ekperiencës dhe të pjekurisë, ?shprehet ajo. Në një intervistë tjetër për revistën ?Grazia UK? Beluci ka rrëfyer dhe disa sekrete të vogla të jetës së perditshme, truke këto që e ndihmojnë të ndihet mirë. ?Më pëlqen të bëj pilates, të notoj, ose thjesht të bëj një banjë të ngrohtë. Është shumë e rëndësishme të marrësh energji të reja, duket sikur rilind,? rrëfen ikona e bukurisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MonicaBellucci#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended