Maqedonia do të përfshihet në ndërtimin e terminali të gazit natyror të lëngshëm, pranë qytetit grek Aleksandropulos. Konfirmimi i kësaj erdhi nga konsorciumi "Gastrejd" i cili sipas kryeministrit Zoran Zaev, mbështet vendin që të jetë pjesë e projektit, duke krijuar kështu mundësi për furnizim të rregullt dhe të përhershëm të gazit natyror. Zaev thotë se në të ardhmen gazi nga vendi do të shpërndahet në vendet e rajonit, por edhe më gjerë.
Category
📺
TV