• 9 years ago
PRISHTINE - Në orën 12 pritet që të nisë protesta e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosja. Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë do të kundërshtojë sot deklaratat e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq dhe do kërkojë që ndërmarrja ‘Trepça’ të kthehet në pronësi të shtetit.

Aktivisti, Driton Çaushi dhe kryetari, Albin Kurti iu bënë thirrje dje gjithë opinionit publik, që sot në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë të vazhdohet protesta për shkarkimin e Aleksandar Jabllanoviqit nga Qeveria e Kosovës dhe Ligjin për shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike të veçantë.
“Ky qëndrim i yni është, duke marrë parasysh që para pak minutash ka skaduar ultimatum, apo afati që ia kemi dhënë kryeministrit Mustafa, që deri sot, ditë e hënë, 26 janar, ora 16:00, ta bëj shkarkimin e Jabllanoviqit dhe sjelljen e Ligjit që Trepçën e bën ndërmarrje publike”, tha Albin Kurti.

Ai potencoi se protesta nuk është partiake, nuk është as opozitare, por do të jetë gjithëpopullore dhe do të ketë pjesëmarrës nga të gjitha sferat, shoqërore, pa dallim moshe, gjinie, feje etj.
Kurti gjithashtu theksoi se nuk po kërkohet shkarkimi i Jabllanoviqit jo vetëm si person, por Jabllanoviqit edhe si koncept, koncept i sulmit mbi ekonominë tonë dhe koncept i mohimit të historisë sonë.
Ndërkaq, aktivisti Driton Çaushi tha se organizata ka punuar në të gjitha Qendrat dhe se ka një interesim të madh të qytetarëve për të marrë pjesë në protestë.

Category

😹
Fun

Recommended