Ne Shtepine Tone, 29 Qershor 2018, Pjesa 1 - Fiku

  • 6 years ago
Fiku është një prej frutave që ne zakonisht e lidhim me stinën e vjeshtës, por nëse dilni këto ditë në tregje do të vini re se fiqtë e freskët janë kudo. Disa prej varieteteve të fikut japin furta edhe në fillim të verës. Ne i njohim ata si fiq të hershëm, ose në gjuhën e popullit "fiq të lashtë". Pikërisht për këtë arsye kemi zgjedhur të flasim për këtë frut jo në stinën e vjeshtës, por tani në këtë fund qershori. Shqipëria ka një klimë të përsosur për këto varietete të fikut të cilët japin një prodhim të bollshëm. Interesant është fakti që fiku si pemë është me origjinë tropikale. Dhe në vendet e ngrohta, ku nuk ka dimër, ai nuk pushon asnjëherë së prodhuari fruta.

http://top-channel.tv/programe/neshtepinetone/

Category

📺
TV

Recommended