“Nga Selaniku në Zagreb”/ Takimi me vendet e Ballkanit, Greqia konfirmon mbështetjen për negociatat

  • 4 years ago
Konferenca e nivelit të lartë lidhur me perspektivat europiane të Ballkanit Perëndimor e quajtur ?Nga Selaniku në Zagreb? dhe e kryesuar nga Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, është përqëndruar tek perspektiva e pranimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, disa javë para Samitit të lartë Zagrebit, në muajin maj.

Jo vetëm kryediplomatet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, vendet që presin datën e çeljes së negociatave, por edhe atë të Bosnjës e Kosovës, bashkë me kolegët e tjerë të Ballkanit Perëndimor si dhe ata të vendeve anëtare të Unionit, kanë shprehur vendosmërinë për vazhdimin e reformave në rrugën e integrimit evropian.

I pyetur në se Greqia do të ndryshojë qëndrim në se Tirana devijon nga parimet e respektimit të të drejtave të minoriteteve, ministri i Jashtëm grek është përgjigjur :

?Çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e minoriteteve dhe atë të pasurive janë çështje që ndodhen në bërthamën e fortë të së Drejtës Europiane. Nuk janë çështje që i përkasin vetëm marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë. Janë çështje të përshtatjes së këtij shteti me të drejtën europiane. Ne duam ta shohim çdo gjë në mënyrë pozitive, besojmë se Shqipëria e kupton nevojën që duhet të përshtatet, nuk duam t?i imponohemi, nuk shantazhojmë një gjendje. Ne besojmë që Shqipëria e ka asimiluar ecurinë drejt datës dhe periudhën pas negociatave, si një proces te vazhdueshëm dhe të gjatë te pajtueshmërisë me ligjet europiane?- tha Nikos Dhendias.

Në deklaratën e përbashkët të pjesmarrësve, kryediplomatët kanë theksuar se ka pritshmëri që në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian, BE do të vendosë të hapë negociatat e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut para Samitit të Zagrebit të majit 2020, mundësisht në fillim të muajit mars.




Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended