• 4 years ago
Supë me makarona dhe qiqra
Përbërësit:
200 gr makarona ( të shkurtra)
100 gr pançetë
1 qepë
3 thelpinj hudhra
1 karrotë
1 kërcell selinoje
3 domate
rozmarinë ( 1 degë)
1 gjethe dafinë
800 ml lëng pule
200 gr qiqra
kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Në një tenxhere kaurdisim pançetën deri sat ë skuqet shtojmë në të qepën të grirë hollë dhe I përziejë sebashku për 2-3 minuta shtojmë karrotat në kubikë, hudhrat të prera iët dhe selinon të pastruar nga fijet dhe të prerë në copa, i përziejmë deri sa perimet të zverdhen. Shtojmë domaten të qëruar nga lëkura dhe të prerë në kubikë e trazojmë dhe vendosim kapakun për 5 minuta shtojmë erzat, rozmarinë, dafinë, lëngun e pulës e lëmë të ziejë për 20 minuta dhe më pas. Njëkohësisht vendosim një tenxhere dhe ziejmë makaronat duke i lënë 3 minuta më pak, i shtojmë në supë sëbashku me qiqrat, 3 minutat e fundit dhe rregullojmë shijen me kripë.

Category

📺
TV

Recommended