• 4 years ago
Klubi i Tiranës është ekipi më emblematik në Shqipëri me një histori të lavdishme dhe numëron një numër të madh tifozësh të zjarrtë. Një ndër to është Muhamed Zalta, i cili është tifoz i Tironës, që kur ishte një fëmijë, arsyet përse zgjodhi këtë skuadër si skuadrën e zemrës I shpjegon kështu:
?? Tirona përfaqëson kryeqytetin, dhe ka qenë një ekip që është krijuar në vitin 1917,?është një ekip që të jep një kënaqësi nga të gjitha anët, ndac nga bluzja, ndac nga gjaku, që ka Tirona, që kanë dhe tifozat dhe familjen e Tironës.
Kur vendose të ishe tifoz i Tironës?
Mua më ka marr babai që 6 muajsh në stadium, dhe mbaj mend që tre vjec një ndeshje Tirona-Kavaja, që ka fituar Tirona me penallti, madje Tirona kishte fanell blu, se në atë kohë akoma si kishin marrë bluzet bardhë e blu, mbas viteve 65?-66? Tirona i mori bluzet bardhë e blu ?..
Kujtimet që ke nga fëmijëria jote dedikuar skuadrës?
I merrja leje zyshës, i dilja përpara dhe luante Tirana ditë të mëkure ose të shtunën, ajo më jepte leje shko shife Tiranën, që në moshë të vogël fare.
Ke ndonjë ndeshje që e mban mend, që ka qenë më e vështira?
Në 67? kam qenë 7 vjec, shiu madh kam qen sipër aty me babain, ndeshja 3me 1 nuk dilte asnjë nga stadiumi, shikoje vetëm cadra, njerëz, fukarallik, njerëz veshur me të zeza, mbaj mend një gol të Bukavikut me 45 metra, e barazoi Lorenc Varfi, I dolën atij lot, më dolën dhe mua lot, kam qenë 7 vjec.
Në studio kemi lojëtarin Sulejman Mema, cfarë mund të thuash për të?
Golin e parë ai nuk e mban mend, unë e mbaj mend ka qenë Tirona- Skëndija në stadium Stelam Stërmasi, ka qenë shiu madh pjesën e dytë me 21 Nëntor të ?77 futet Sula ka bërë një gol me Sallaken, këtej nga porta e qytetit fioi Tirana 1 me 0, ka qenë lojëtar shumë I mirë. Mbas një jave, ka bërë një gol në shkodër,me kokë nga 20 metra prap fitoi Tirona 1 me 0?.?? shprehet ai duke mbajtur mend me përpimëri cdo detaj për skuadrën.

Category

📺
TV

Recommended