• 4 years ago
Një tjetër problematikë që u trajtua në studio ishte edhe rikonstruktimi i konvikteve,kushtet në konvikt të cilat për shkak edhe të pandemisë nuk janë aspak të favorshme për shmangien e virusit: ?? Konvikti në qytetin e studentit akomodon rreth 4500 studentë dhe është një situatë vërtet shumë problematike sepse 4500 studentë që vijnë nga të gjitha rrethet dhe të gjitha qytetet e Shqipërisë mblidhen në të njëjtin vend ndërkohë që nga monitorimi që kemi bërë deri më tani, nuk janë garantuar kushtet e sigurisë që lidhen me mbajtjen e higjenës, që lidhen me dizefektimin etj, arsyeja që kjo ndodh është se në godinat e qytetit të studentit ka të paktën 4-5 studentë që akomodohen brenda të njëjtës dhomë, tani mendoni pak 4-5 studentë që vijnë nga të gjitha vendet e ndryshmë të Shqipërisë dhe duhet të jenë në një kontakt shumë të ngushtë me njëra tjetrën?? u shpreh ai, për një problematikë e cila prek të gjithë studentët që akomodohen në konvikte. Për të është një problematikë shumë e madhe masat që priten të merren për studentët , për shkak se mund të kthehet në një ? minë me sahat? për përhapjen e Covid-19. ?? Po ju marr disa shembuj që ne na vijnë me shembuj dhe video, thuhet përshembull që duhen larë duart 20 sekonda me ujë të ngrohtë etj, uji që del nga cezmet e konvikteve të Qytetit Studenti është i papastër, nuk ka as sapunë, as dizifektantë, dhe kështu me rradhë?? tha studenti Marash Logu. Ndërkohë që godina e rikonstruktuar sipas studentëve do të ketë një cmim të ndryshëm, pra më të lartë se konviktet e tjera, duke rritur mundësinë për një hendek shoqëror midis studentëve, pasi shikohet si një diferencim I studentëve, duke qenë se mundësitë për të paguar një çmim më të lartë, nuk është I të gjithë studentëve njësoj.

Category

📺
TV

Recommended