’Të rinjtë nuk shohin dot përtej vetes së tyre’, ja përse po dështojnë marrëdhëniet në çift

  • 4 years ago
Pse të rinjtë dashurohen më pak? Kjo pyetje lind nga një studim i bërë së fundmi në Amerikë, ku sipas tij të rinjtë sot dashurojnë më pak. Në emisionin ?? Rreze Dielli?? ishte e ftuar psikologia Orjola Plaku, e cila e pyetur për këtë temë u shpreh se janë disa faktorë që ndikojnë në marrëdheniet që krijojnë të rinjtë sot.
Ndërsa përsa I përket speicifikisht rinisë shqiptare, edhe pse nuk ka studime të mirëfillta duket se apo ecin në të njëjtat hapa si bashkëmoshatarët e tyre në vendet e tjera.
?? Në fakt nuk ekziston një studim I mirëfilltë përsa I përket marrëdhënieve por ajo cka unë mendoj , nga vëzhgimet e mia është që individët janë më të predispozuar të jenë të fokusuar tek vetja, dmth nuk arrijnë të shohin dot përtej vetes së tyre, mirëpo ky lloj egoizmi nëse do ta etiketoja ndikon në pjesën e marrëdhënies me partnerin apo partneren.
Ndërsa thekson se një marrëdhenie e shëndetshme karakterizohet nga një komunikim adekuat me njëri- tjetrin.