• 4 years ago
COVID-19 u njoh si fillim si virusi që prek mushkëritë, por studimet gjithnjë e më shumë po tregojnë se ai godet rënd sistemin nervor (trurin). rreth 250 neurokirurgë në mbarë botën që punojnë në spitale të njohura, po studiojnë edhe shenjat klinike të pacientëve që kanë shfaqur probleme në sistemin nervor pasi janë infektuar nga COVID-19. Ekspertët në Britaninë e Madhe dhe në ShBA kanë arritur në përfundimin se COVID-19 shkakton dëme afatgjata në tru, duke përfshirë psikozë, konfuzion, depresion dhe lodhje. CoroNerve ka mbledhur studime nga raste të më shumë se 150 të rriturve britanikë me simptoma që pasqyrojnë këto probleme të shfaqura. Shifra të konsiderueshme këto që, sipas ekspertëve, tregojnë dëmet dhe inflamacionin në tru. Por këto nuk janë të vetmet, COVID-19 thonë mjekët nxit edhe vetëvrasjet.?Ka raste tentimi vetëvrasje dhe agresiviteti të fuqishëm të papritur, që dyshohet se vjen nga mos furnizimi me oksigjen i trurit dhe mpiksja e gjakut" shprehen ekspertët. Dhe në fakt edhe në vendin tonë nuk kanë munguar rastet e vetëvrasjes tek pacientët e prekur me COVID-19, para pak muajsh. Rasti i një djali 29-vjeçar dhe një zotërie 65 vjeç të cilët i dhanë fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa e "Shefqet Ndroqit", Spitali COVID2, ku ishin shtruar për shkak, se ishin infektuar. Mjeku neurokirurg, asistent profesor Gentian Toshkëzi, në SHBA, në Thomas Jefferson University Hospitals ne Filadelfia shpjegoi sesi COVID prek trurin dhe çfarë pasojash sjell te pacientë.
"Ne ishim Qendra e parë Spitalore që vumë re se disa të sëmurë me risk të ulët të dëmtimit të trurit u paraqitën në spital me dëmtime të rënda të trurit ndërkohë që ishin pozitiv me COVID-19. Kjo gjë na tërhoqi vëmendjen dhe na bëri që ti shihnim këto raste me kujdes për të parë nëse tek këto mosha të reja 30-50 vjeç dëmtimi në tru kishte lidhje me COVID-19. Më shumë studime janë duke u bërë, ndërkohë për të parë sesi ky virus prek edhe trurin përveç organeve të tjera. Dhe konkluduam se ky virus, pra COVID-19 prek edhe trurin dhe kjo vjen si pasoje e një përgjigjeje të organizmit dhe enëve të gjakut duke krijuar një mpiksje të këtyre enëve të gjakut të vogla duke shkaktuar dëmtime në zona të caktuara të trurit. Kjo tashmë është e faktuar si hipotezë."- shpjegoi doktor Gentian Toshkëzi, i cili është larguar nga Shqipëria në 2003. Ai pas universitetit të Tiranës, vazhdoi studimet në Paris dhe më pas u zhvendos për në USA. Që prej tre vitesh punon në një nga spitalet më të njohura në Amerikë, në atë të Filadelfias


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended