Fiks Fare, 19 Shkurt 2016, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

  • 8 years ago
Stomatologia e licensuar si ndihmës stomatologe, Tirane

Stomatologia e cila është e liccensuar si ndihmës stomatologe por që punon si dentiste. Pasi Fiks Fare, publikoi rastin e një të diplomuari për stomalogji që ushtronte profesionin pa një liccense, në redaksinë tonë erdhi një tjetër e mail. Kësaj rradhe për një zonje e cila punonte si stomatologe, ndërkohë e licensuar ishte për ndihmës stomatologe. Ne baze të ligjit, ndihmës stomatologu është i licensuar të punojë por vetëm nën prezencën apo mbikqyrjen e një stomatologu.
Bashkëpunëtorja e fiksit, paraqitet pranë mjekes dhe kjo e fundit punonte e vetme në klinikën e saj. Ajo e këshillon duke i thenë cfarë ndërhyrjesh duhet të bëj në gojën e pacinetes. Mbushje e gradës së tretë dhe të katërt.
Pasi, konfirmuam edhe nga Urdhëri i Stomatologut, që kjo zonjë Bahrie Musli, është e licensuar vetëm si ndihmës stomatologe, ne kontaktuam me ASHR e cila menjëherë ka ngritur një grup inspektimi, që ka vajtur pranë kësaj klinike në rrugën Pjetër Budi në Tiranë.
Ballafaqimi. Vajtja në klinike bashke me inspektoret.
Interviste me zonjen e cila na le të filmojme kliniken. Madje dhe na jep nje interviste ne ballafaqim me inspketoret. Ajo thote se ka me shume se 30 vjet eksperience pune. Ka punuar si dentiste e vetem ne shume shkolla. Sipas saj me perpara i lejohej te punohej. Madje ka qene e licensuar nga Ministria. Por me ndryshimin e ligjit nuk i lejohet.
Sipas Inpsektores se ASHR, ndryshimi i ligjit është bërë që në 2008 ndaj zonja ka patur të gjithë kohën e përshtatshme për të gjetur një mënyrë që ta ushtroj profesionin brenda ligjit. Ajo mund të punoj por vetëm nën mbikqyrjen e një mjeku stomatolog të licensur si i tillë. Në këto kushte në do ta mbyllim këtë klinikë. Pasi përse nuk ka një licensë nga QKL, pasi në bazë të ligjit nuk e merr dot por sepse zonjës i mungon edhe edukimi në vzahdim pë tu njohur edhe me teknikat e reja të punës. Nuk i ka kas këto.
Ndërkohe zonja pretendon se si puna e saj janë 60 mjeke stomatologë, të cilët kanë vite eksperiencë pune që pasi përfundimit të arsimit të mesëm për stomatologji punon në shkolla të ndryshme. Ata janë ankuar edhe pranë urdhhërit të stomatologut edhe pranë presidencës por nuk kanë gjetur zgjidhje. Ajo pretendon që të paktën vitet e eksepertincës që ka të mos i hidhen poshte.
Në këto kushte ne telefonojme Nikollë Dedën, i cili dëgjohej nga të gjithë të pranishmit në këtë inspketim. Ky i fundit konfirmon se ky është një gabim që kanë kërkuar të ndreqet, për këtë grup duhet të ishte bërë një përjashtim por nuk u arrit. Nëse më pyesni mua si profesionist unë them se duhet të punojnë. Nëse më pyesi ligjërisht e ka të ndaluar të punoj pa prezencën e një stomatologu.

Category

📺
TV

Recommended